Ambasada gjermane hapi listën për caktimin e terminit për viza, qytetarët ankohen se nuk funksionon

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë para pak ditësh ka njoftuar se ka hapur listën e regjistrimeve për termine për periudhën mars deri në fillim të muajit prill.

Sipas njoftimit në ueb faqen e ambasadës thuhet se kjo listë do të jetë e hapur deri më 15 shkurt 2022 në orën 14:00.

Por pavarësisht këtij lajmërimi të lëshuar dhe lajmit të publikuar, qytetarët po hasin në vështirësi për të hyrë në këtë hapësirë të faqes së Ambasadës dhe për të regjistruar një termin.

Të ngjashme