Ambasada turke në Tiranë bën me dije se në zbatim të udhëzimit të presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e dytë me delegacionin shqiptar të kryesuar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Gjithashtu, Ambasada përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” bën me dije se në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen.
“Delegacioni ynë i përbërë nga Drejtoria e Administrimit dhe Banesave Publike kryesuar nga ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e dytë me delagacionin shqiptar të kryesuar nga ministrja e Kulturës znj. Elva Margariti.
Në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen”, shkruan Ambasada.