Në shënimin e përvjetorit të 18-të të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, krerët e shtetit, figura publike dhe ambasadorët e huaj në Kosovë kanë bërë homazhe tek varri i tij, raporton Ekonomia Online.
Në homazhe janë parë ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier , shefi i zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog dhe Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.