Ambasadorët e QUINT-it në OSBE për sulmin në Banjskë: Prioritet, kthimi në dialog – diplomacia e vetmja rrugë drejt paqes

Michael Carpenter, senior director of the Penn Biden Center for Diplomacy and Global Engagement, delivers a speech during Opening Remarks at the 7th Kyiv Post Tiger Conference “Ukraine’s Innovative Future” Dec. 11, at the InterContinental Hotel in Kyiv.
Prishtinë | 28 Sht 2023 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i ShBA-së në OSBE, Michael Carpenter, ne emër edhe të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Carpenter ka dënuar fuqishëm sulmin, dhe se sipas tij, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent.

“Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të ulur tensionet. Në këtë drejtim, prioriteti ynë mbetet ecja përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke filluar me kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Diplomacia është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme”, thuhet në reagimin e ambasadorëve të QUINTI-t në OSBE, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Carpenter, tha se e vlerësojnë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in.

Të ngjashme