(I plotësuar) Shefja e BE-së, Natliya Apostolova së bashku me ambasadorin e Britanisë së Madhe Nikolas, ai gjerman, Christian Heldt janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendin e Kosovës për t’iu bashkëngjitur takimit Kurti-Mustafa, raporton Ekonomia Online.
Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë filluar takimin në ora 17:00.
Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe Nikolas Abbott, por edhe ai gjerman, Christian Heldt, janë parë duke hyrë te zyra e BE-së shefes se BE-së, Natalyia Apostolova, raporton Ekonomia Online.
Nuk dihet ende nëse të njëjtit do të shkojnë në takim me Mustafën e Kurtin.
Shtetet e QUINT-it gjatë ditës u deklaruan kundër ndërhyrjes në procesin e formimit të qeverisë, por si duket ndihma e tyre është e domosdoshme, pasi që dy partitë nuk po arrijnë të merren vesh për ndarjen e pushtetit.