Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, mbrëmë ka zhvilluar një video-konferencë me homologun e tij nga Serbia Zllatibor Llonqar.
Kjo video-konferencë është organizuar me ndërmetësimin e ambasadorit të Italisë në Kosovë Nicola Orlando.
Qëllimi i kësaj ishte rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve për përballimin e situatës me pandeminë e koronavirusit.
Detaje rreth kësaj kanë dhënë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Serbi, Phillip Kosnett dhe Anthony Godfrey.
Kosnett tha se ministrat duhet të bashkëpunojnë si fqinjë për t’i shërbyer njëri-tjetrit.
“Në këtë kohë pandemie është e rëndësishme që minsitrat e shëndetësisë të bashkëpunojnë si fqinjë për të shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi. Ne përgëzojmë përpjekjet e të gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe të tjerë që kanë për detyrë të mbajnë të sigurtë qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë. Ndërkohë ne të tjerët duhet të bëjmë pjesën tonë për të mpshutr virusin. Së bashku ne mund ta mposhtim Covid-19”.