Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të Quint-it, me ç’rast është diskutuar për situatën aktuale në vend.
Ambasadorët kanë qëndruar edhe në Qeveri për takim me kryeministrin Albin Kurti.
Gjatë javës është paralajmëruar vizita e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar në Kosovë për të diskutuar për dialogun dhe për çështjen e dinarit.