Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ndërsa kanë biseduar për situatën politike në Kosovë.
Minxhozi dhe Hovenier kanë folur edhe zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin.
“Në rolin e tij si Dekan i Trupit Diplomatik, Ambasadori Minxhozi priti në takim ambasadorin e sapoardhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Sh.T.Z. Jeffrey Hovenier, gjatë së cilit patën rastin të bisedojnë për situatën politike në Kosovë, Rajon e më gjerë, si dhe aspekte të bashkëpunimit dypalësh”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.