Lulzim Pllana dhe Delfin Pllana e kanë përfunduar mandatin e tyre si ambasadorë të Republikës së Kosovës.
Lulzim Pllana, i cili ka qenë ambasador në Austri e ka përfunduar mandatin para pak ditësh dhe është kthyer në MPJD si Zyrtar i Lartë në Departamentin për Organizata Ndërkombëtare.
Ndërsa, Delfin Pllana i cili ka qenë ambasador në Bullgari, e ka përfunduar mandatin para një muaji dhe është sistemuar në MPJD si drejtor i Departamentit për Amerikë, në vend të Albert Prenkajt.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se tani ambasador në Bullgari është emëruar Haxhi Bajraktari.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ende nuk e ka emëruar ambasadorin në Austri. Detyrën e ambasadorit është duke e ushtruar Albinot Bimbashi.
Pavarësisht kësaj, MPJD nuk e ka bërë rifreskimin e të dhënave në ueb faqen e saj. Në uebin e MPJD-së, dy ish ambasadorët Pllana figurojnë ende si ambasadorë në vendet ku kanë shërbyer.