Ambasadori i Mbrëtërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare për shtypin e saj.
Pavarësisht kësaj, Abbott ka theksuar se raporti i fundit i botuar nga Reporterët Pa Kufij / RSF ka vërejtur që Kosova bie tetë vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit pas viteve të ngjitjes së vazhdueshme në renditje.
“Kosova duhet të jetë krenare për shtypin e saj të gjallë dhe dinamik. Por ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, raporti i fundit i botuar nga Reporterët Pa Kufij / RSF ka vërejtur që Kosova bie tetë vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit pas viteve të ngjitjes së vazhdueshme në renditje”.
“Liria për të raportuar pa frikë nga ngacmimi ose frikësimi – qoftë fizik ose online – është jetik për çdo demokraci. Një mjedis i hapur, në të cilin mbrohen liritë e shtypit, është jetik për llogaridhënien dhe për stabilitetin afatgjatë të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur lirinë e mediave në Kosovë dhe në të gjithë botën”.