Ambasadori Agron Bajrami “zëvendëson” Besnik Bislimin në takimet për dinarin në Bruksel

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, sot ka marrë pjesë në takimet e Brukselit ku është folur për dinarin, pasi që numri dy i Qeverisë së Kosovës dhe shefi i ekipit negociator, Besnik Bislimi, s’ka udhëtuar fare drejt kryeqytetit të Dialogut.

Bajrami bashkë me Guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismailin, sot në Bruksel janë takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
Gjithashtu përmes një komunikate për media, BQK ka bërë të ditur se janë takuar edhe me delegacionin teknik të Ministrisë se Financave të Serbisë, takim ky i ndërmjetësuar nga Miroslav Lajcak.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pasi ishte bërë e ditur ftesa dhe data për takim në Bruksel për të diskutuar për çështjen e dinarit, kishte thënë se s’do të udhëtojë për në Bruksel.

Të ngjashme