Një numër i madh besimtarësh ortodoksë kanë marrë pjesë në shënimin e Krishtlindjeve Ortodokse në manastirin e Graçanicës.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
“Është e mrekullueshme të jem këtu, këtu jam me gruan time. Kjo është Krishtlindja jonë e parë në Kosovë dhe është një privilegj i madh që ne jemi këtu në Graçanicë këtë mbrëmje, thjesht i dëshiroj të gjithë një Krishtlindje të lumtur dhe paqe në vitin 2019”, tha ai, raportojnë mediat serbe.