Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i sheh si “qesharake” pretendimet e zyrtarëve rusë se Perëndimi po inkurajon një “revolucion me ngjyrë” ose “Maidan” në Serbi.
Hill tha për “Blic”-in serb se SHBA e ka të qartë se zgjedhjet e kaluara kanë treguar mangësi në proceset zgjedhore në Serbi, të cilat duhet të zgjidhen.
“Komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë OSBE-në, është i gatshëm të ndihmojë. Por, përparimi demokratik i Serbisë në fund të fundit varet nga qytetarët e saj. I vetmi aktor ndërkombëtar që qëndron në rrugën e përparimit është Rusia – as Amerika, as Evropa, dhe askush tjetër në Perëndim”, tha ambasadori.
Ai vlerësoi se Rusisë i kanë mbetur pak miq, veçanërisht në Evropë, dhe kjo është arsyeja pse ajo vendosi t’i përdorë zgjedhjet në Serbi.