Ambasadori amerikan në përurimin e terminalit të LNG-së: Projekt kyç për diversifikimin, larg nga gazi rus

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Në veri të Greqisë, në qytetin e Alexandropolit është bërë përurimi i terminalit të gazit të lëngshëm (LNG). Në këtë ngjarje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kishte ftuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, kryeministrin e Maqedonisë dhe atë të Bullgarisë.

Ndërkohë krah Mistokis ka qenë edhe ambasadori në largim i SHBA-së në Athinë, Geoffrey Pyatt.

Pyatt në profilin e tij zyrtar në “twitter”, ka thënë se një projekt i tillë i rëndësishëm është projekt kyç për diversifikimin e burimeve të energjisë në këtë pjesë të rëndësishme të Evropës, duke mënjanuar kështu gazin rus.

 “I nderuar që iu bashkova kryeministrit Mitsotakis para vizitës së tij në Uashington për të përuruar Terminalin e LNG-së. Ky projekt i rëndësishëm është model i bashkëpunimit rajonal dhe kyç për diversifikimin larg nga gazi rus, në këtë pjesë të rëndësishme të Evropës”, ka shkruar Pyatt.

Të ngjashme