Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe Novosti, ka deklaruar se shpreson që para zgjedhjeve presidenciale në ShBA, Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje – deri në vjeshtë.
“Pritjet tona janë që para zgjedhjeve në SHBA të ketë përparim në procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, pasi që progresi është i domosdoshëm për stabilitet në rajon. Për këtë arsye do të vazhdojmë të përkrahim dialogun”, ka shtuar ambasadori amerikan në Serbi, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq i pyetur nëse ekziston mundësia që para zgjedhjeve presidenciale në SHBA të ndodh jo vetëm përparimi në dialog por edhe të shihen rezultatet e saj, Godfrey tha se shpreson në një gjë të tillë.