Ambasadori amerikan pas formimit të ushtrisë: SHBA do të jetë këtu me ju

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Ambasada amerikane menjëherë pas formimit të Ushtrisë së Kosovës ka ofruar mbështetjen e saj të pa kusht.
Një reagim tjetër ka ardhur edhe nga ambasadori i sapoardhur.

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë SHBA do të jetë këtu me ju.

“Tash më shumë se kurrë, Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për komunitetet minoritare dhe të koordinohet ngushtë me aleatët e NATO’s, pasi po fillon transformimin 10 vjeçar të forcave të saj të sigurisë. SHBA do të jetë këtu me ju”, ka shkruar ambasadori në Twitter. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme