Ambasadori amerikan: Qeveria t’i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 10:24 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip S. Kosnett, tha se ligjet e e mira funksionojnë vetëm kur zbatohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë për të gjithë.

Sipas tij, në Kosovë ka zyrtarë që marrin mito, punësojnë të afërm e ndërhyjnë në gjyqësor. Përfaqësuesi i ShBA-së në Kosovë tha se kjo është për keqardhje, prandaj ai  ka vlerësuar se Qeveria duhet ta dëshmojë se është e gatshme t’i ndëshkojë zyrtarët e korruptuar, raporton Ekonomia Online.

“Ligjet e mira funksionojnë vetëm kur zbatohen në mënyrë të barabartë dhe drejtë për gjithë. Disa zyrtarë marrin mito punësojnë të afërm dhe ndërhyjnë në gjyqësor ndërsa abuzojnë më detyrën e tyre. Për keqardhje ka zyrtar që shpesh japin interesin personal në atë të mirën e publikut”.

“Korrupsioni e njollosë besimin e qytetarëve edhe nga jashtë. Qeveria duhet të dëshmojë se është e gatshme me i ndëshkuar zyrtarët e korruptuar”.

Kosnett sëbashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connelli amasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi dhe ambasadorin e Francës, Didier Chabert, Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalie Apostolova morën pjesë në hapjen e “Javës kundër korrupsionit në Kosovë”.

Ky është viti i tretë që Ambasada e ShBA-së në Prishtinë e mbështet koalicionin e OJQ-ve kosovare për organizimin e një serë veprimtarish gjatë Javës kundër korrupsionit, raporton EO.

Pas hapjes së “Javës Kundër Korrupsionit 2018” nga Ambasadorët e Quintit, do të organizohet tryeza e diskutimit me temën “Parandalimi dhe luftimi i konfliktit të interesit në pushtetin gjyqësor”.

Po sot në kuadër të Javës Kundër Korrupsion, Demokraci Plus organizon debatin publik në lidhje me gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në Komunën e Vushtrrisë.

Në kuadër të këtij debati, D+ do të prezantoj rezultatet e të gjeturave të monitorimit një vjeçar të aktiviteteve të prokurimit publik në këtë komunë.

Në këtë debat do të marrin pjesë përfaqësues të komunës, shoqërisë civile, operatorë ekonomik dhe media.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/oconnell-nuk-mjafton-miratimi-i-ligjeve-duhet-trimeri-per-luftimin-e-korrupsionit/

 

Të ngjashme