Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier tha se shteti i tij e ka për obligim që ta mbështesë Kosovë, raporton Ekonomia Onlien.
Për këtë ai ka thënë se institucionet duhet që të përmbushin kërkesat e BE-së sa i përket energjisë së ripërtrishme, duke shtuar se kjo është hap drejtë BE-së.
Madje i falënderoi prijësit e institucioneve, siç tha për proces transparentë e bashkëpunim me sektorin privat në këtë fushë.
“Jam shumë i lumtur, iu përgëzojë për nisjen e ankandit të parë. Jam i lumtur që po punojmë për të ardhmen e energjisë. Ky është hap për të përmbushur kërkesat e BE-së për energji të ripërtrishme. Kriza energjetike na tregoji sa është i rëndësishëm furnizimi me rregull, më vjen shumë mirë që edhe sektori privat është përfshirë në këtë ngase ata janë jetik në energjinë e ripërtrishme”.
“Andaj i përgëzoj prijësit për proces transparencë dhe për bashkëpunimin me sektorin privat. Për fat të mirë Kosova ka potencial për energjie të ripërtrishme. Na vjen mirë që kemi mundësinë që të i’u mbështesim, këtë e kemi obligim, falënderoj edhe stafin e mrekullueshëm të USAID-it”.
Për mbështetjen e vazhdueshme sidomos në sektorin e energjisë, falënderim të veçantë pati kreu i Qeverisë, Albin Kurti.
Madje ai tha se bashkë më ShBA-në Kosova po e zhvillon energjinë e gjelbër me standarde ndërkombëtare.
Sipas tij, Kosova i plotëson të gjitha kushtet që të prodhojë energji të pastër, madje e posedon edhe fuqinë punëtorë të aftë për këtë, raporton EO.
“Jam shumë i lumtur që po e zhvillojmë energjinë e gjelbër në përputhje me standarde ndërkombëtare. Kjo është rrugë për projekte në të ardhmen për energjinë e ripërtirishem. Falënderojnë edhe ambasadën e ShBA për ndihëm e vazhdueshme. Jam krenar që them se Kosova po merr te gjitha hapat për miqësi me natyrë për të krijuar potencial të qëndrueshëm energjetik”.
“Vendi jonë ofrojë në strukturë të mrekullueshëm për investitorët potencial për energjinë e ripërtrishme. Qëllimi është që të inkuadrojmë investime private. Në strategji kemi përcaktuar planin për të siguruar mbi 200 megavat energji, për një të ardhme të mirë energjetike. Kosova do të jetë falënderuese për mbështetjet të vazhdueshme në ndërtimin e një ekonomie e me prosperitet”.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se pavarësi energjetike është siguri për zhvillim. Edhe ajo falënderoi USAID-in për mbështetje në hartimin e legjislacionit e përpilimin e strategjisë.
“Pavarësia energjetike është siguri për zhvillim. Do të gjenerojmë edhe praktikat e reja. Investimet dhe puna që po bëjmë është garanci për zhvillim edhe të fuqisë punëtore që është e aftë të punojë në këtë sektor. Falënderojë USAID-in për mbështetjen pasi jemi përballur me sfida, kriza në këtë periudhë na ka dal në ndihmë dhe ka qenë partnerë kryesor në të gjitha hapat tonë në strategjie në legjislacion”.