Ambasadori amerikan tregon çka bisedoi me Listën Serbe në kafiterinë e Veriut

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, thotë se pati bisedë produktive me lidershipin e Listës Srpska sot në Veri..

Ambasadori Kosnett sot u fotografua në një nga kafiteritë e Mitrovicës së Veriut bashkë me kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiq, dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie.

Ndërsa në Tëitter Kosnett shkroi se pati bisedë të frytshme me ta.

“Bisedë produktive në Veri të Mitrovicës me udhëheqjen e Listës Srpska. Komuniteti serb në Kosovë meriton përfaqësues që marrin pjesë në mënyrë aktive në institucione dhe angazhohen për interesat e tyre”, thuhet në postimin e ambasadorit amerikan.

Lista Srpska ka po bën një vit që kur bojkoton të gjitha mbledhjet e Qeverisë së Kosovës, pjesë e së cilës është zyrtarisht, ndërsa që nga nëntori nuk merr pjesë as në seanca të Kuvendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme