Ambasadori amerikan uron 11 vjetorin e Pavarësisë dhe tregon tri prioritetet për qytetarët e Kosovës

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S.Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës për 11-vjetorin e Pavarësisë.

Përmes një video-mesazhi, të publikuar në llogarinë zyrtare të Ambasadës Amerikane në Facebook, Kosnett tha se tri prioritetet për qytetarët e Kosovës janë paqja, drejtësia dhe prosperiteti.

Ai tha se për arritjen e paqes është e nevojshme arritja e marrëveshjes me Serbinë, që në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë.

“Arritja e paqes kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, që në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë. Arritja e drejtësisë do të thotë ndërmarrja e veprimeve konkrete për të ndërtuar sundim të ligjit dhe luftën e korrupsionit në të gjitha nivelet. Dhe ndërtimi i prosperitetit do të thotë përpjekje më të më të mëdha që do të inkurajonin investime ndërkombëtare dhe zhvillim ekonomik”.

“Sigurimi i së ardhmes kërkon lidership të pjekur politik dhe angazhimin e qytetarëve dhe një përkushtim për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht gjinisë, fesë apo etnisë. Jam i bindur se qytetarët e Kosovës janë të përgatitur për sfidat që i presin. Shtetet e Bashkuara do të jenë përkrah jush”, tha ambasadori Kosnett.

Ambasadori amerikan tha po ashtu se është në “duart e popullit të Kosovës të marrin përgjegjësitë dhe t’i mbajnë përgjegjës liderët e tyre, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për progres”

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/videos/468618673673186/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme