Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie iu ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë sot Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Delawie në një postim në Twitter thekson se raportet në Kosovë tregojnë se rinia dëshiron uljen e papunësisë dhe liberalizimin e vizave.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit dhe të tregojnë se po dëgjojnë brengat serioze”, shkruan Delawie.