Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi sot është nënshkruar në librin e zisë të hapur nga Ambasada Ukrainës në Abu Dhabi.
Ky libër u hap në kujtim të viktimave të aeroplanit të rrëzuar në Teheran.
Arifi ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe qytetarëve të Ukrainës.
“Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe Avni Arifi është nënshkruar sot në librin e zisë, të hapur nga Ambasada e Ukrainës në Abu Dhabi e në kujtim të viktimave të aeroplanit të rrëzuar në Teheran. Ambasadori Arifi ka përcjellur ngushëllimet e sinqerta të popullit të Kosovës për familjet e viktimave dhe qytetarët e Ukrainës.”, shkruhet në postimin e Ambasadës së Kosovës në Emiratet.