Ambasadori i britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili u dorëhoq nga posti pas nisjes për në Hagë.
Abbott, tha se Britania e Madhe e respekton dorëheqjen e Thaçit dhe mbështet Vjosa Osmanin si ushtruese detyre e presidentes.
“Ne e respektojmë dorëheqjen e Presidentit Thaçi në interes të Kosovës dhe do të mbështesim Ushtruesin e Detyrës së Presidentit Osmani për të mbrojtur stabilitetin”, shkruan Abbott.