Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka treguar se sot ka vizituar qytetin e Pejës duke vëzhguar se si po ecë procesi i votimit atje.
Abott ka thënë se përkundër borës dhe motit të ftohtë njerëz të shumtë në Pejë i janë drejtuar kutive të votimit.
“Ndalesa ime e parë në ditën e ngarkuar të vëzhgimit të zgjedhjeve, përkundër borës, isha i kënaqur të shihja kaq shumë njerëz që votonin në Pejë”, ka shkruar Abott.