Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell ka reaguar ndaj sulmit që sot i është bërë drejtorit të burgjeve, Sokol Zogajt.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se duhet të ndëshkohen personat që sulmuan këtë zyrtar të lartë shtetëror.
Postimi i plotë:
Jam i tmerruar që kamë dëgjuar sulmin ndaj Sokol Zogajt. Mendimet e mia janë me të dhe me familjen e tij. Unë shpresoj se autoritetet do të hetojnë së shpejti dhe seriozisht dhe do t’i sjellin keqbërësit përpara drejtësisë. Nuk duhet të ketë asnjë mosndëshkimi për njerëzit apo grupe që kërcënojnë ligjin në këtë mënyrë.