Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës z. Olivier Guérot, meqë rast kanë diskutuar për bashkëpunimin e mirë në mes dy shteteve si dhe situatën aktuale politike në vend.
Ministri Krasniqi, gjatë këtij takimi e ka njoftuar ambasadorin Guérot për zhvillimet e fundit duke theksuar mbështetjen e ministrisë për përmbushjen e obligimeve ligjore dhe kushtetuese të Kryetarëve në mënyrë që të mundësohet zhvillimi lokal dhe ofrimi i shërbimeve sa më të mira për qytetarët në Komunat të cilat tashmë udhëhiqen nga Kryetarët e rinj.