Ambasadori gjerman dhe ai britanik ngjiten në maje të malit Kobilica, shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Prishtinë | 05 Tet 2024 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, së bashku me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, janë ngjitur në majën malore në malet e Sharrit të quajtur Kobilica.

Rohde ka ndarë fotografi në Twitter, duke bërë të ditur se lartësia e majës së malit të Kobilica është 2 mijë e 528 metra.

“Një tjetër postim në Tëitter nga maja e malit të shkallëzuar Kobilica, në lartësinë 2.528 m, me një gruptë madh njerëzish! Falë klubit lokal të hiking, të gjithë alpinistëve dhe veçanërisht mikut dhe kolegut tim Jonathan Hargreaves.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme