Ambasadori gjerman falënderon Kosovën për strehimin e pesë gazetarëve nga Afganistani

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për strehimin e pesë gazetarëve afgan në Kosovë.

Përmes një postimi në twitter Rohde ka thënë se kjo vepër u përkrah edhe nga Gjermania.

“E falënderojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për ofrim të strehimit në Kosovë për pesë gazetarë nga Afganistani me përkrahje të Gjermanisë në bashkëpunim me organizatat partnere AGK dhe ECPMF” – shkroi Rohde.

Ambasadori tutje potencoi se ky veprim paraqet kontribut për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e shtypit.

“Mbështetje kuptimplote për mbrojtjen e lirisë së shtypit, kontribut i prekshëm për sigurinë e gazetarëve dhe përkushtim i qartë ndaj vlerave tona të përbashkëta. Mirënjohës për këtë bashkëpunim të rëndësishëm në kohë sfiduese”, shtoi ai.

osova ka ofruar strehim edhe për gazetarët nga Ukraina.

Të ngjashme