Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shpërndarë një postim të zyrës së BE-së në Kosovë, e cila mirëpriti konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai përmes këtij postimi ka kërkuar formimin e shpejt të qeverisë.
Postimi i plotë:
“Shpejt, po ju lutem! Bota vazhdon të lëvizë dhe partnerët gjithashtu presin të fillojnë përsëri punën. Populli i Kosovës e bëri punën e vet më 6 tetor”, ka shkruar Ambasadori gjerman në Prishtinë.