Ambasadori gjerman kërkon formim të shpejtë të qeverisë

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shpërndarë një postim të zyrës së BE-së në Kosovë, e cila mirëpriti konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes këtij postimi ka kërkuar formimin e shpejt të qeverisë.

Postimi i plotë:

“Shpejt, po ju lutem! Bota vazhdon të lëvizë dhe partnerët gjithashtu presin të fillojnë përsëri punën. Populli i Kosovës e bëri punën e vet më 6 tetor”, ka shkruar Ambasadori gjerman në Prishtinë.

Të ngjashme