Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave ‘Astra Zeneca’ nga Aleanca Gavi COVAX në Kosovë.
Rohde e ka cilësuar lajm të shkëlqyeshëm arritjen e vaksinave në Kosovë, ndërsa ka premtuar se mbështetja për Kosovën do të vazhdojë, transmeton Gazeta Express.
“Lajm i shkëlqyeshëm që kontingjenti i parë i vaksinave COVAX mbërrijti në Kosovë! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje”, ka deklaruar ai.
“Çdo e treta euro në COVAX sigurohet nga Europa, çdo e pesta nga Gjermania. Ky është solidaritet ndërkombëtar në veprim. Vazhdoni punën e madhe Unicef”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Kontingjenti i parë i vaksinave që erdhi sot në Kosovë përfshinë 24 mijë doza “Astra Zeneca”, ndërsa të tjera janë paralajmëruar se do të vijnë në ditët në vazhdim.