Ambasadori gjerman: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë në njohje nëse të dy shtetet e duan anëtarësimin në Bashkimin Eurpian.

Ai shtoi se në këtë proces duhen vendime të guximshme.

“Normalizimi duhet të rezultojë në njohje, nëse të dyja, Kosova dhe Serbia, duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh ajo që është etiketuar “hap pas hapi” rezulton të jetë “tit for tat”* që nuk ndihmon asnjërën palë. Vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme!”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social “X”.

Të ngjashme