Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e quajtur të mahnitshme fitoren e sotme të Nora Gjakovës në finalen e garës deri në 57 kilogramë në xhudo.
Ai ka shkruar në Twitter se gratë po përparojnë në Kosovë.
“Me të vërtetë e mahnitshme! Urime për medaljen e dytë të Kosovës. Në politikë, biznes ose sport: gratë e forta po përparojnë në Kosovë!”, shkroi Rohde.
Nora Gjakova e mposhti në finale Sarah Leoine Cysiquen, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike në histori.