Ekonomia Online
FUNDIT

Ambasadori gjerman për ngjarjet në Veri: Vërtet shumë shqetësuese

Ambasadori gjerman për ngjarjet në Veri: Vërtet shumë shqetësuese

Jörn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se dhuna e së martës në Veriun e Kosovës është shumë shqetësuese. Ai ka thënë se është e papranueshme të sulmohen zyrat zgjedhore në Veri. “Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj […]

Jörn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se dhuna e së martës në Veriun e Kosovës është shumë shqetësuese.

Ai ka thënë se është e papranueshme të sulmohen zyrat zgjedhore në Veri.

“Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Në Veriun e Kosovës ka pasur disa shpërthime të martën, atje janë shtuar forcat policore.

Të ngjashme