Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar qëndrimin e qeverisë së Kosovës për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal para takimit të Procesit të Berlinit.
Kështu është shprehur Rohde përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Të inkurajuar nga qëndrimi proaktiv i qeverisë kosovare për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal përpara takimit të Procesit të Berlinit me vizat e vendit të tretë dhe kartat e identitetit që udhëtojnë në rajon”, u tha në postim.