Koalicioni “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajtur konferencën “Procesi Zgjedhor 2019: Mësimet e mësuara dhe rruga përpara”, raporton Ekonomia Online.
Ismet Kryeziu, nga KDI-ja tha se mision i tyre është parandalimi i mashtrimit për të garantuar një proces të besueshëm zgjedhor.
“Sot DnV prezanton raportin me të gjeturat dhe ky raport ka qenë i varur nga zhvillimet e ciklit paszgjedhor ka pri këtë vonesë. Qe një dekadë merret me vëzhgimin e zgjedhjeve dhe ka angazhuar mijëra vëzhgues dhe kemi bërë edukimin e votuesve”.
“Ne si koalicion kemi mision për të parandaluar mashtrimit dhe për të garantuar një proces të besueshëm zgjedhor. Të gjeturat që kanë ndodhë gjatë këtij procesi të na shërbejnë si mësim. Shumë ngecje që kemi pas kanë ardhur si mungesë e procesit zgjedhor”, tha Kryeziu.
Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se procesi zgjedhor ka qenë mirë i organizuar, edhe pse thotë se ka hapësirë për përmirësime, ngase qytetarët meritojnë më shumë.
Ai më tej ka shtuar se procesi zgjedhor ka marrë shumë kohë dhe se vendin e presin shumë detyra.
“Falënderimi shkon të vullnetarët dhe të gjitha OJQ-të sepse kanë bërë aktet e tyre në ditën e zgjedhjeve. Kam parë që të gjitha qendrat kryesore dhe një në Mitrovicën e Veriut ka qenë mahnitëse. Mendoj mbi të gjitha këto rekomandime nuk do të dallojnë nga rekomandimet paraprake”.
“Dëshira ime do të ishte që ne nga komiteti ndërkombëtar që tashmë Kuvendi i ardhshëm të angazhohet brenda këtyre rekomandimeve. Ka shumë detyra që na presin. Dita e zgjedhjeve ka qenë mjaft ditë e mirë për Kosovën”.
“Ka hapësirë për përmirësim. Një profesionalizëm brenda stafit dhe qendrave të votimit duhet të ishte dhe është një ndihmesë shumë e madhe. Askush nuk mund të mohojë që procesi ka marrë shumë kohë. Unë mendoj që ka vend për përmirësim dhe qytetarët e meritojnë këtë sepse ata kanë treguar përgjegjësi dhe ky proces ka treguar se sa larg ka mbërri Kosova 11 vjet larg pavarësisë”.
Eugen Cakolli, prezantues i raportit, tha se sfidë më e madhe për procesin zgjedhor kanë qenë pakot nga jashtë dhe ato nga Serbia.
“88.2%e vendvotimeve i janë nënshtruar rinumërimit për shkak të një gabimi teknik dhe ka bërë të jetë procesi më i zgjatur prej vitit 2010. Pranimi i 6000 pakove jashtë vendit dhe 3000 vota të ardhura nga Serbia janë çështjet që kanë karakterizuar procesin zgjedhor”.
“Duke pasur parasysh nukrin e madh te votuesve jashtë vendit vlerësoj që reforma zgjedhore të përfshije çështjen e votimit jashtë vendit. Subjektet politike kanë vazhduar me keqpërdorimin ku janë evidentuar raste të keqpërdorimit të veturave zyrtare për zgjedhje. Fenomen negativ vazhdon të jetë pjesëmarrja e grave në fushat sepse kanë marr pjesë të ulët”, tha Cakolli.
“KQZ-ja ka caktuar çmimin për partitë me vlerë 986,233 mijë euro, LDK-ja ka kaluar këtë shifër për 200 mijë euro më shumë. PDK-ja ka organizuar 238 aktivitete, LDK-ja 163 dhe VV-ja 119, AAK-PSD 91, AKR-Nisma 61 aktivitete. Shuma maksimale që kanë mundur të shpenzoje është 986,233 mijë euro, të gjitha partitë e kanë respektuar këtë vetëm LDK-ja e ka kaluar për 200 mijë euro”.
“Subjektet politike në 788 aktivitete kanë shpenzuar 3.6 milionë euro dhe nuk janë llogaritur aktivitete që janë mbajt jashtë fushatës. Në këto zgjedhje 17 mijë raste të votuesve nuk kanë mundur të gjejnë emrin e tyre. PZAP-ja ka shqiptuar 360 mijë gjoba për partitë politike euro ku prin PDK-ja me pas LDK-ja dhe AAK-ja”.
Mexhide Demolli nga Lëvizja FOL, tha se minutazha që ju është dhënë grave ka qenë 17% dhe 83% për burra.
“DnV këtë herë nuk ka monitoruar gazetat, por live-stream të portaleve. TV Puls dhe RTK 2 në mashë të madh kanë transmetuar për një parti të vetme siç është Lista Serbe. Nga monitorimi i kronikave zgjedhore minuta qe ju është dhënë grave ka qenë 17% dhe 83% burra. KPM ka dështuar sepse nuk ka marrë asnjë vendim ndaj televizioneve. Partia që ka pasur më shumë minutash është LDK-ja me 216 minuta, PDK-ja me 201 minuta dhe LVV-ja 197 minuta”.
“Sa i përket minutazhave të spoteve televizive dhe transmetimet direkte, PDK-ja prin. Kandidati për kryeministër Albin Kurti nuk ka sponsorizuar asnjë spot te asnjë televizion”, tha Demolli.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se KQZ-ja nuk ka qenë në nivelin e përgjegjësive të veta, raporton EO.
“Ne kemi pas katër palë zgjedhje në 10 vjet dhe kemi pas zgjedhje thjesht për kalkulime politike dhe jo pae ka munguar shumica parlamentare. Po mundësi për reforma substanciale është shumë e vogël. KQZ-ja nuk ka qenë fare në nivelin e përgjegjësive të veta për të organizuar një proces zgjedhor. Kushtetuta e obligon KQZ-në te jetë e përgatitur kur do që është e nevojshme të ketë zgjedhje”.
“Ende kemi problem me listat e votuesve ende vështirësi me gjetjen e vendvotimeve. Nuk mund të quhen zgjedhje të suksesshme velëm se nuk ka pasur incidente”.
“Certifikimi i rezultateve ka ndodh dy muaj pas procesit zgjedhor. Ne filluam një reformë zgjedhor she ketë e filluam nga presioni pozitiv. Unë shpreh vullnet që do të hyjnë në Kuvend dhe t’i kryejmë ndryshimet optimale”, shtoi Hoti.
Ylli Buleshkaj, nga KQZ-ja, tha se kanë rritur transparencën gjatë këtyre zgjedhjeve.
“KQZ-ja ka arrit qe në këto zgjedhje të rritë transparencën. Ne mendojmë që është shumë e nevojshëm reforma zgjedhore. Kemi probleme me votimin jashtë vendit. Është vonuar pak procesi i certifikimit por kjo ka kontribuar në largimi e secilit dyshim nga secili kandidat”.