Ambasadori Gori: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Prishtinë | 02 Qer 2024 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Gori ka deklaruar se në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, kjo çështje nuk u vendos as në rend dite dhe se Italia ishte një nga vendet që ishte pro shtyrjes.

“Ne besojmë se pranimi duhet të lidhet me përparimin thelbësor në formimin e Asociacionit. Ky është një nga kushtet që duhet të plotësohet në mënyrë që kandidatura e Kosovës të jetë e suksesshme”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kosova nuk hyri në rendin e ditës së takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, që u mbajt më 16 dhe 17 maj.

Të ngjashme