Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt ka ndikuar dhe ka mundësuar që Kosova si shtet të futet në hartën (të dhënat) globale lidhur me pandeminë Covid-19 në faqen me të madhe dhe më me rëndësi “Johns Hopkins”.
Heldt, iu kishte shkruar në Twiter “Johns Hopkins”, për ta rregulluar renditjen e shteteve me COVID19, në të cilën nuk ndodhej Kosova.
“Të nderuar ekipë e “Johns Hopkins”, ky është një lajm i shkëlqyeshëm, faleminderit. Ju keni marrë parasysh kërkesat në këto kohë sfiduese. Vazhdoni me punën e shkëlqyeshme që po bëni për të gjithë ne në hartën e Botës”, ka shkruar ambasadori Heldt.
Pastaj, Universiteti “Johns Hopkins”, i kishte kthyer përgjigje ambasadorit gjerman duke i treguar se tani më edhe Kosova bën pjesë.