Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar qytetarët e Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë.
Ai ka thënë se Gjermania do ta mbështesë Kosovën gjatë rrugëtimit të saj.
“Mirëmëngjesi dhe urime ditëlindjen Kosovë. Qielli i kaltër përmbi Prishtinë, gjatë zhvillimit të ceremonive. Populli i Kosovës ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë dhe ka ende për të kaluar. Gjermania është me ju dhe do të vazhdojë të ecë së bashku me ju”.
Më poshtë mund ta gjeni statusin e plotë të Ambasadorit gjerman në Facebook.