Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Australisë të akredituar për Kosovë, Andrea Carlo Biggi.
Përmes një njoftimi në Twitter, ambasadori ka thënë që e ka falënderuar Kurtin për urimin që ia ka bërë kryeministrit të ri australian, Anthony Albanese.
“Ishte kënaqësi që të takoja kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Faleminderit për urimet tuaja për për qeverinë e re australiane të kryeministrit Anthony Albanese dhe diskutimin për progresin ekonomik të Kosovës, mbështetjen e Australisë për sovranitetin e Kosovës, mbështetjen tonë të përbashkët për demokracinë dhe rendin global të bazuar në rregulla, përfshirë kundër agresionit”, ka shkruar ai.