Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur pas miratimit në parim të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
“I lumtur që Kuvendi i Kosovës përfundimisht arriti që me sukses ta kalojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të parë”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.
“Shpresoj që deputetët do t’i kenë parasysh komentet e bëra nga BE dhe aktorët tjerë ndërkombëtar në punën për finalizimin e këtij ligji të domosdoshëm”.