Ambasadori i Kosovës në Emirate: Këtu, kush pret mysafirë për Bajram dënohet me 2500 euro

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka thënë se në këtë situatë të rënduar me pandeminë, nuk është koha e asnjë festimi fetar në asnjë vend e sidomos, sipas tij, nuk do të duhej të kishte festë as në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Arifi ka njoftuar për masat drastike që janë marrë në Emiratet e Bashkuara, për ata që shkojnë për të bërë bajram, shkruan Reporteri.

Arifi ka thënë se kushdo që organizon apo pret mysafir për Bajram në EBA do të dënohet me mbi 2 mijë euro.

Ndërsa, kush shkon të “bëjë bajram” do të dënohet me mbi 1 mijë euro.

“Kështu do të festohet festa e Bajramit në njërin ndër vendet më muslimane në botë pra në EBA! Kushdo që organizon apo pret mysafir për Bajram dënohet 10.000 AED apo € 2.500. Kush shkon me “bo bajram”dënohet 5000AED apo €1.250. Nuk është koha e asnjë festimi fetar në asnjë vend e sidomos sdo të duhej të jetë në Kosovë. Është koha e Covidit-19 që deri më tash na vrau 200 njerëz të Kosovës. Mos ta lejojmë të na vret ma shumë”, ka thënë Arifi.

Të ngjashme