Ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj ka dhënë një intervistë për revistën kryesore të Diplomatëve në Gjermani, Diplo Magazine, e cila botohet në dy gjuhë- gjermanisht dhe anglisht në muajin qershor.
Në intervistën 10 faqëshe diplomati nga Kosova, Beqë Cufaj i cili më parë kishte punuar si gazetar dhe shkrimtar, ka folur për situatën aktuale në Kosovë, sfidat por edhe sukseset e vendit që ai përfaqëson në Gjermani.
Duke u ndërlidhur me 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, Cufaj ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e intervenimit të NATO-s atbotë duke thënë se vet fakti që në Ballkan tash 20 vjet po mbretëron paqe. Cufaj po kështu ka vënë theksin tek marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Gjermanisë duke potencuar që me vet faktin që në Gjermani jetojnë rreth 400.000 shtetas nga Kosova dmth. që Gjermania për Kosovën është atdheu i dytë, njofton Klan Kosova.
Revista Diplo Magazine i ka kushtuar pos intervistës me Ambasadorin Cufaj edhe 5 faqe turizmit të Kosovës.
Kjo revistë botohet në 30.000 ekzemplarë dhe është e abonuar nga të gjitha institucionet kryesore të Gjermanisë si dhe përfaqësitë diplomatike nga mbarë bota në Berlin dhe Gjermani.