Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt është ballafaquar me një skenë të pazakontë mëngjesin e sotëm. Teksa organizohej tryeza e OSBE me temë “Forumi për zhvillimin e medias”, 4 vajza janë ngritur në këmbë me pankarta dhe thirrje kundër ambasadorit.
“Shame on you” (turp të kesh) shkruhej në pankarta. Më pas organizatorët arritën ti nxjerrin jashtë vajzat protestuese, dhe Borchardt mori fjalën për të folur për lirinë e medias. Ai tërhoqi vëmendjen duke thënë se “ju kërkoj ndjesë për faktin se këto persona u lejuan të hyjnë brenda”.
Protestat ndaj tij vijnë pasi, kohë më parë, ambasadori shau me gishtin e mesit banorët e Astirit.