James Gilmore ambasador i SHBA në OSBE u pyet nga i dërguari i Top Channel në Vienë Muhamed Veliu si e shikonte ai marrjen e kryesisë së OSBE nga Shqipëria?
“Mendoj se përfaqëson respektin që të 57 vendet kanë për Shqipërinë. Ministri i jashtëm sot ishte shume elokuent ndërsa shpjegonte progresin që po bën vendi juaj, evolucionin drejt demokracisë. Të bënë vërtet përshtypje fakti se si pas asaj tragjedie të tërmetit ju ia arritët të vini këtu e të ofroni lidership vendeve të tjera. SHBA-të janë krenarë që Shqipëria do të jetë kreu i ri i OSBE” tha ambasadori Gilmore.
Muhamed Veliu: Zoti ambasador si e shikoni faktin që Irani ka kërcënuar edhe Shqiperinë dje?
“Nuk isha në dijeni, por qëndron deklarata që kam bërë është e qartë: SHBA do të vetëmbrohet. Jemi gati për paqe, do të bëjmë çdo gjë për paqen, por nuk do të lejojmë që të sulmohen qytetaret amerikanë”.