Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka takuar kryetarin e Listës dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.
Hovenier tha se në takim ka rikonfirmuar përkushtimin e SHBA-së për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur.
“Me ministrin Goran Rakiq, rikonfirmova përkushtimin e SHBA-së për një Kosovë multietnike, sovrane dhe të pavarur, ku të gjithë qytetarët nga çdo komunitet gëzojnë të drejta të barabarta dhe një zë të barabartë në avancimin e së ardhmes evropiane të Kosovës”.