Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ka vizituar Birrarinë Peja, ku u mirëprit nga pronari Blerim Devolli. Diskutimi i tyre u fokusua në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e eksporteve të birrës kosovare në tregun turk.
Takimi u shënua me diskutime rreth mundësive të reja të bashkëpunimit dhe zgjerimit të lidhjeve tregtare me bizneset turke.
Në këmbim të ideve me përfaqësuesit e birrarisë, Ambasadori Angili vlerësoi bashkëpunimin aktual dhe u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike. Ai shprehu mbështetjen e ambasadës për fushata dhe projekte që do të promovojnë e do të forcojnë edhe më tej këtë partneritet.