Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka mbajtur sot një takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Me këtë rast, ai uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, derisa inkurajoi formimin e shpejtë të Qeverisë së re.
“Në një takim miqësor i urova Albin Kurtit fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se #Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik“, shkroi Orlando në Twitter.
In a friendly meeting I congratulated @albinkurti on @LVetevendosje‘s electoral victory. We discussed next steps as I encouraged a swift formation of the new Govt. I assured him that #Italy will continue supporting #Kosovo in reforms, dialogue & Euro-Atlantic integration.
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/Crl7PyRTaB— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 18, 2021
Kurse nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se Kurti e njoftoi ambasadorin italian për prioritetet e qeverisë së re që lidhen me drejtësinë, punësimin dhe sigurisht pandeminë.
“Kryetari Kurti e falënderoi për urimin, dhe ndau bindjen që qeveria e re do të formohet shpejt. Ai po ashtu e njoftoi ambasadorin italian për prioritetet e qeverisë së re që lidhen me drejtësinë, punësimin dhe sigurisht pandeminë. Z. Orlando ofroi gatishmërinë për të ndihmuar në këto fusha, dhe bashkë me z. Kurti u dakorduan t’i qëndrojnë mundësisë së bashkëpunimit në projekte konkrete që kanë të bëjnë me shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend” thuhet në njoftimin e tyre në facebook.