Që nga ora 07:00 ka filluar votimi i qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për këtë ambasadori i Italisë në Kosovës, Nicola Orlando thotë se është një ditë e bukur për të dalë dhe për të ushtruar të drejtën e votës.
Ai ka bërë thirrje që gjatë votimit të respektohen masat anti-Covid-19.
“Mirëmëngjes #Kosovë! Është një ditë e bukur për të dalë dhe #votuar! Veproni në mënyrë të sigurt për të mbrojtur më të ekspozuarit: vendoseni maskën dhe mbani distancën. #Kosovavoton2021”, ka shkruar ambasadori Orlando.