Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka vizituar sot Komunën e Graçanicës, ku është takuar me pjesëtarë të komunitetit serb, njofton Klan Kosova.
Kosnett ka theksuar se është e rëndësishme që të dëgjohen sfidat me të cilat ballafaqohen ata.
“Mësova shumë nga takimi në Graçanicë me anëtarët e komunitetit serb të Kosovës”.
“Është e rëndësishme për të dëgjuar për sukseset dhe sfidat me të cilat ballafaqohen dhe mënyrat se si mund të punojmë së bashku për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për Kosovën”, ka shkruar Kosnett në Twitter.